Durrës/ Leyla Moses-Ones: Ndihmë për 9 mijë fëmijë të prekur nga tërmeti, SPAK do mbështetet 100%

Report TV 2019-12-12

Views 0

Pas tërmetit katastrofik, të gjithë banorët e Durrësit, po presin vlerësimet dhe dëmshpërblimet e dëmtimeve të banesave të tyre.

Gazetari i Report TV, Arsen Rusta ka raportuar se spt ka qenë dita e parë si kryebashkiak i Zhyljen Varfajt, pas dorëheqjes së Valbona Sakos.

Në murin e bashkisë janë vënë kontaktet e duhura, ku banorët mund të komunikojnë për problemet që hasin gjatë këtyre ditëve.

Gjithashtu në mur janë vendosur edhe emrat e familjarëve që janë strehuar tashmë.

Jashtë ambinteve të bashkisë, banorët mund të plotësojnë formularët me dëmet që kanë pasur në banesë, ku edhe do të bëhet vlerësimi i duhur më pas.

Leyla Moses-Ones, e ngarkuara me punë nga SHBA-ja ka mbërritur në Bashkinë Durrës, për t'i ardhur në ndihmë Shqipërisë pas tërmetit të 26 nëntorit.

Përfaqësuesja diplomatike e USAID-it ka ardhur bashkë me shtabin e emergjencës, të cilët do të bëjnë vlerësimet e duhura.

E pyetur nga gazetari i Report Tv se cila është mbështetja që SHBA ka dhënë, ajo është shprehur se u shprehin ngusheëllime për këtë ngjarje dhe se do të japin ndihmën e duhur që nevojitet.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS