"Nuk do të prekim parametrat kryesorë të buxhetit sepse këtu sfida nuk është dhe nuk mund të kthehet të rindërtojmë këtë që u detyrohemi këtyre njerëzve dhe të godasim pjesën tjetër të popullsisë duke goditur ekonominë. Sfida është ti bëjmë të dyja, të sistemojmë njerëzit dhe të mos prekin parametrat kryesorë. Programi duhet të jetë një instrument më shumë për të rritur ekonominë dhe jo një program që do të godiste ekonominë. Skenari im i preferuar është ndërtimi i disa qytezave të reja dhe objektivi im është që të arrijmë në një program rindërtimi, që rezultati të jetë krenari kombëtare. Jo banesa sociale të tipit që kemi njohur deri tani, që bëhen për të varfrit dhe që e kanë të shkruar në ballë për gjithë jetën. Por të ndërtojmë në Durrës një lagje komplet të re, të jetë më e bukura pas 1990. Një lagje të re nga e para në Durrës, me infraskturë, kanalizime, ujësjellës, kopësht, çerdhe, etj. Në Tiranë kemi në skenar për të ndërtuar një lagje të re dhe një tjetri për të ndërtuar dy më të vogla, do ta shtrojmë këtë cështje në një konsultë që po përgatit ministria e Kulturës me arkitektë të huaj të famshëm me kontribut. Edhe në Kurbin do të ndërtojmë një lagje të vogël të re. Kemi një objektiv për 10 mijë apartamente, sepse mund të përfshijmë jo vetëm ata që janë të prekur por edhe ata me probleme sociale, por edhe të mos bëjmë gabim, që ndërtimi i lagjeve të reja krijoi vatra njerëzish të ndarë nga pjesa tjetër dhe krijoi tensione të vijueshme. Kujtoni Francën që është përballur nga revolucione dhe vandalizëm nga këto lagje, prandaj duhet të jenë mikse. Të përzihen njerëzit e të gjitha shtresave" tha ai.