TIRANË- Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka zhvilluar një takim me drejtorët e përgjithshëm të bankave tregtare dhe përfaqësues të Shoqatës Shqiptare të Bankave dhe iu ka kërkuar që t?ju vijnë në ndihmë të gjithë klientëve që janë të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit e që kanë blerë banesat me kredi.
Gent Sejko ka thënë se tashmë bankat duhet të shikojnë portofolet e kredive dhe të mos lejojnë që kjo situatë të shkaktojë ngadalësimin e ritmit të kreditimit të ekonomisë.