TIRANE-107-vjetori i krijimit të ushtrisë e gjen Shqipërinë në një moment tragjik pas tërmetit që goditi vendin duke lënë 51 viktima. Presidenti Ilir Meta thot se ky përvjetor i gjen forcat tona të armatosura, në krye të solidaritetit dhe ndihmës për vëllezërit e motrat shqiptare të prekur rëndë nga pasojat e tërmetit tragjik. Megjithatë, thotë kreu i shtetit, kjo ngjarje e tragjike nxori në pah dhe domosdoshmërinë e modernizimit të mëtejshëm të ushtrisë shqiptare.