Kosova Këshilli i Përkohshëm - (9 Shkurt 2000)

RTV KLAN 2019-12-12

Views 1

Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Këshilli kalimtar i Kosovës që nga sot është zgjeruar nga 12 ne 35 anëtarë. Pas vetëshpërbërjes së të gjithë institucioneve qeverisëse të Kosovës. Tani Këshilli Kalimtar i Kosovës do të luaj rolin e një mini parlamenti në Kosovë. Ndërkohë me rregulloren e nënshkruar nga administratori i OKB-së Bernard Kushner në Kosovë ndalohet nxitja e urrejtjes, mostoleranca fetare, racore dhe konflikti ndër etnik. Kushdo që nxit urrejtje apo konflikt midis grupeve nacionaliste duke prishur rendin publik do ndëshkohet me gjobë ose me burgim deri në 5 vjet, thuhet në rregulloren e nënshkruar nga Kushner. Nëse këto veprime kryen në mënyrë sistematike apo duke keqpërdorur pozitën atëhere denimi mund të jetë deri në 10 vjet heqje lirie.

Ndërkohë e gjithë Kosova është përfshirë nga një valë protestash paqësore kundër ndarjes së Mitrovicës dhe territorit serb në veriun e këtij qyteti. Protestat paqësore kanë vazhduar sot në pjeën jugore të Mitrovicës. Po sot ato janë zhvilluar në Prizëren, Ferizaj dhe Skënderaj. Një tjetër protestë gjithë popullore parashikohet të zhvillohet nesër në Pejë./tvklan.al

Gazetare ? Mirela Milori

Share This Video


Download

  
Report form