Drejtori i përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili është kërcënuar me jetë përmes mesazheve në celular. Burime nga prokuroria e Tiranës bëjne me dije se, Ismaili ka marrë kërcënime nga persona ende të paidentifikuar .
Kallëzimi është bërë në prokurorinë e kryeqytetit, e cila ka nisur hetimet për të zbuluar autorët. Mësohet se mesazhet kërcënuese që kanë mbërritur në telefonin celular, të drejtorit të përgjithshëm të burgjeve thonë se disa të arrestuar favorizohen nga drejtuesit e lartë të burgjeve, mes të cilëve edhe vetë Ismailiaj.
Ky i fundit mori postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve në shkurt të këtij viti dhe është kërcënuar edhe njëherë më parë me jetë, nga një i dënuar në burgun e sigurisë së lartë të Drenovës.
Dy muaj më parë, Agim Ismaili ka vënë në zbatim në dy burgje, rregullat e izolimit që parashikon ligji ?41 bis?. Këto rregulla janë kundërshtuar nga të dënuarit që kanë kryer vepra të rënda kriminale që mund ti nënshtrohen këtij regjimi të ashpër.
Ismaili ka mbajtur vite më parë, postin e drejtorit të Agjencisë Kombëtare të Ushqimit, postin e nëndrejtorit të Parandalimit dhe Pastrimit të Parave.
Tv Klan