Fatos Nano takim me Gert Ahrens - (15 Shkurt 2000)

RTV KLAN 2019-12-12

Views 1

Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Një zgjidhje e papritur është shfaqur sot në ambjentin politik nga kryesocialisti Fatos Nano për problemin e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve të kontestuar nga opozita. Në takimin e dytë brenda një muaji me shefin e OSBE-së në Tiranë Gert Ahrens, Nano ka ofruar si zgjidhje kompromisi dorëheqjen e anëtarëve aktual të KQZ, që e ndjejnë vetë të implikuar politikisht më partitë e koalicionit qeveritar.

Fatos Nano ju ka kërkuar atyre të gjejnë kurajon civile për të ndërmarë këtë akt pasi nuk ka hapësira të tjera ligjore. Ndërkohë nëpërmjet medias numri një i OSBE-së në Tiranë, Gert Ahrens, u ka kërkuar forcave politike shqiptare të nxisin dialogun për organizimin transparent të zgjedhjeve lokale. Ahrens ka theksuar se është e rëndësishme që procesi elektoral dhe rezultatet pas tij të mos kontestohen nga parti që do të marrin pjesë në këto zgjedhje.

Më pas Ahrens nuk ka pranuar të komentoj deklaratat e opozitës për ndryshimin e përbërjes së KQZ-së, të dekretuar nga presidenti Mejdani. Gjithësesi mbetet i hapur diskutimi për këtë çështje ku mbeten edhe disa muaj deri në vjeshtë ku do të zhvillohen zgjedhjet e përgjithshme lokale në Shqipëri./tvklan.al

Gazetar ? Vladimir Lame

Share This Video


Download

  
Report form