Java kundër korrupsionit/ Kosovë, fenomeni është shqetësues

Top Channel Albania 2019-12-12

Views 5

Një raport i hartuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë thekson se perceptimi i bizneseve për nivelin e korrupsionit në vend është përkeqësuar në krahasim me një vit me parë dhe të anketuarit radhisin sundimin e dobët të ligjit dhe mungesën e vullnetit politik për të luftuar korrupsionin si faktorët kryesorë për gjendjen në vend.


Këto të dhëna u bënë të ditura gjatë publikimit të studimit me titull ?Perceptimi i korrupsionit sipas bizneseve?, që përfshinë anketat me 256 biznese nga sektorë të ndryshëm.

Hajra sqaron se studimi ka nxjerrë në pah se 42 për qind e të anketuarve besojnë se korrupsioni është rritur, megjithatë ai mbetet një fenomen i paraportuar. Mbi 83 përqind e të anketuarve ndërkohë thonë se korrupsioni po i pengon ata në investime direkte.

Për drejtorin e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, rezultatet e këtij studimi duhet të shihen me shqetësim dhe në Kosovë, shkalla reale e korrupsionit, është e lartë.

?Ajo çfarë mbetet shqetësuese edhe nëse e krahasojmë me studimin e vitit të kaluar edhe këtë vit, është që ekziston një prani e madhe e korrupsionit real, nuk po flasim vetëm për përceptimin megjithëse duhet potencuar që boshllëku ndërmjet korrupsionit të përceptuar edhe korrupsionit real, megjithatë është i madh?- tha Arian Zeka.

Raporti u publikua në fillim të shënimit të javës kundër korrupsionit në Kosovë e cila vazhdon të përballet me kritika për shkallën e lartë të kësaj dukurie dhe mangësinë e luftën kundër saj, posaçërisht në rastet e nivelit të lartë.




Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Kosovë#Korrupsioni#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form