Bllok bota Austri protesta, Iran zgjedhjet - (20 Shkurt 2000)

RTV KLAN 2019-12-12

Views 1

Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Mbi 200 mijë persona kanë protestuar dje në Vjenë kundër qeverisë së Hajderit dhe ekstremit të djathtë austriak. Ka qenë kjo protesta më e madhe e organizuar ndonjëherë në Austri. Nuk ka pasur incidente dhe policia ka marrë masa të larta sigurie. Disa tensione janë shënuar përpara partisë së Hajderit. Por dhe Londra ka protestuar fuqishëm ndaj ardhjes së Hajderit në fuqi. Përpara ambasadës austriake mijra londinez kanë protestuar duke kërkuar forcimin e sanksioneve ekonomike ndaj Austrisë. Edhe Franca me 10 mijë parizienë i ka thënë jo qeverisë austriake. Protesta është zhvilluar përpara ambasdës austriake.

Ish-kryetari reformator i bashkisë së Shen Petersburgut, Anatolis Sobçak vdes nga nje krize kardiake ne moshen 63 vjecare. Anatolis Sobçak u zgjodh në krye të Shën Peterburgut në 12 Qershor të vitit 1991, ndërkohë që ai po përgatitej për një mandat të dytë. Ai u shtrua në spital ne Tetor te vitit ?97 pas një krize zemre, po atë ditë që ai u morë në pyetje për një hetim korrupsioni gjatë mandatit të tij. Sobçak ishte një nga udhëheqësit e lëvizjes demokratike ruse ne fund të viteve ?80.

Konservatorët pranojnë humbjen në zgjedhjet e Iranit.Konservatorët e pranojnë disfatën ndaj aleatëve reformatore të presidentit iranian Mohamed Katami në zgjedhjet parlamentare në Teheran. Reformatorët rezultojnë me rezultate të thella dhe në qytete të tjera të mëdha. Reformatorët kanë siguruar 86 vende në parlamentin e ri./tvklan.al

Gazetare ? Mirela Milori

Share This Video


Download

  
Report form