Report TV -Bllokohen lejet e ndërtimit në qarqet e prekura nga tërmeti, aplikime vetëm për rindërtim

Report TV 2019-12-12

Views 1

Në një njoftim të shpërndarë nga ana e Agjencisë së Zhvillimit të Territorit janë njoftuar aplikantët se dhënia e lejeve të reja të ndërtimit është e bllokuar pas tërmetit të 26 nëntorit që shkaktoi 51 viktima në zonën e Durrësit dhe të Thumanës. ?Bazuar në kërkesën e disa bashkive të prekura nga dëmet e tërmetit të datës 26.11.2019, si dhe në kuadër të shpalljes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore për qarqet Tiranë, Durrës dhe Lezhë si pasojë e tërmetit të datës 26.11.2019, miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave nr.750, datë 27.11.2019, ndryshuar me VKM Nr.751 datë 29.11.2019, ju njoftojmë se është realizuar pezullimi i aplikimit për leje ndërtimi në qarqet Tiranë, Durrës, Lezhë?, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga AZHT.  

Ndërkohë, kjo Agjenci është duke punuar edhe për pezullimin e afateve të lejeve që ishin në proces miratimi që prej datës 26 nëntor. AZHT-ja bën të ditur gjithashtu se për këto qarqe mund të aplikohet shërbimi vetëm ?Aplikim për leje ndërtimi, riparimi, restaurimi (rastet e emergjencave civile). Njoftimi u është shpërndarë bashkive që janë në këto tre qarqe: Durrës, Tiranë, Vorë, Shijak, Krujë, Kavajë, Rrogozhinë, Kamëz dhe Kurbin.Në shkallë vendi INSTAT raportoi se në  tremujorin e tretë 2019 janë miratuar gjithsej 293 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, nga 343 leje të miratuara në tremujorin e tretë 2018, duke shënuar një rënie prej 14,6 %. Por, nga ana tjetër, sipërfaqja e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa të reja, në tremujorin e tretë 2019, ishte 685.455 m², nga 330.725 m² miratuar në tremujorin e tretë 2018, duke shënuar një rritje me 2.1 herë.

Share This Video


Download

  
Report form