Shqiptari nga Zvicra qe dhuroi 300 mije franga per te prekurit nga termeti

RTV KLAN 2019-12-12

Views 9

Tërmeti tragjik i 26 Nëntorit ngjalli një solidaritet të jashtëzakonshëm, tek shqiptarët brenda dhe jashtë vendit, të cilët nga çdo cep i globit dhuruan për të prekurit nga kjo fatkeqësi. Elvis Naçi, i ftuar mbrëmjen e kësaj të marte në ?Opinion? zbuloi se në vetëm 24 orë, vetëm në Zvicër, shqiptarët atje kishin dhuruar 1 milionë franga.

?Ne kemi filluar maratonën, ditën e enjte. Ditën e premte kur kam parë numrin e llogarisë së Zvicrës që ka fondacioni Firdeus, kanë qenë 1 milionë franga, vetëm në Zvicër. Sot janë 45 milionë franga në Zvicër, 1 milion euro në bankën Credins. Nga shqiptarët e Zvicrës, Gjermanisë, Austrisë, etj. Për hir të së vërtetës vendi që unë them mban rekord është Zvicra, për shkak se ne bëmë një filtër dhe nga 4 milionë franga, 80 përqind, janë shqiptarët e Zvicrës?.

Përgjithësisht Naçi tha se donatorët ishin shqiptarë të Kosovës.

?Përgjithësisht janë shqiptarë të Kosovës, edhe të Maqedonisë, por ngaqë të Kosovës janë më shumë. Për hir të së vërtetës ata sikur mezor e kishin pritur të bënin diçka të mirë, të jashtëzakonshme, me zemër, me shpirt për Shqipërinë. Edhe në maratonë, shumica e telefonatave ishin të Zvicrës. Në Kosovë ka pasur me mijëra mesazhe, telefonata, bllokohej gjithçka, ishte interesi i jashtëzakonshëm.

I pyetur nëse ka pasur nga ata që kanë premtuar, por nuk kanë dhuruar, Naçi tha se në rastin e kësaj tragjedie, 90 përqind e atyre që kanë dhënë fjalën e kanë mbajtur atë.

?Ka një ndryshim që tërmeti ishte tjetër gjë, ndërsa emisioni i zakonshëm e besoj atë që thoni ju. Kurse për tërmetin nuk bën njeri shaka, të enjten kur kemi bërë ne maratonën e parë njerëzit po nxirreshin nga gërmadhat, nuk është koha për të bërë shaka. 90 përqind e atyre që kanë dhënë fjalën e kanë donatuar?.

Naçi zbuloi edhe personin që kishte dhuruar shumë më të madhe të parave. Bëhet fjalë për një shqiptar nga Zvicra i cili dhuroi 300 mijë franga.

?Ai i cili ka pasur donacionin më të madh ka qenë nga Zvicra, shqiptar. 100 mijë franga në fillim, pastaj 200 mijë franga, 300 mijë franga në total. Në fillim u nxit nga nëna, sepse kthehet nga puna, ka një firmë shumë të madhe në Zvicër dhe nëna i thotë të rroftë që punon, shiko çfarë ka ndodhur në Shqipëri. Dhe ai direkte telefonon në studio dhe thotë 100 mijë franga me zemër dhe shpirt për Shqipërinë. Unë e marr të nesërmen vazhdonte këtu të nxirreshin kufoma, apo dikush i gjallë. Ishte situata shumë e rëndë. Ai më tha nuk doja ta thoja aty, por unë i shtoj edhe 200 mijë franga, të cilat janë edhe të kaluara. Më tha të lutem mos e thuaj, por tani të mos i themi edhe këto? dhe i kaloi edhe 200 mijë franga. Pra një individ i vetëm kaloi 300 mijë franga, që është gati 10 përqind e shumë së mbledhur në Zvicër. Ka pasur dhe shumë shoqata, xhamia dhe Kisha?./tvklan.al

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS