#rtvora #oranews
Prej dy javësh gjykata e Lezhës nuk funksionon normalisht, për shkak se tërmeti i 26 nëntorit i ka shkaktuar dëmtime në strukturë, duke e bërë të rrezikshme. Për pasojë gjyqet po shtyhen, ndërsa masat e sigurisë bëhen në Zyrat e Prokurorisë.
"Kam një vendim gjykate". Si kjo grua të gjithë qytetarët që kanë një gjyq në Gjykatën e Lezhës do të presin për një periudhë të papërcaktuar për të rinisur proceset.
Gjykata është jashtë funksioni prej dy javësh për shkak të dëmtimeve që ka marrë nga tërmeti i 26 nëntorit.
Dy akt-ekspertime e kanë vlerësuar të rrezikshme ndërtesën për shkak të dëmtimeve në strukturë siç vërtetojnë edhe këto pamje në video.
Në këto kushte prej dy javësh, stafi i Gjykatës së Lezhës është vendosur në zyrat e Prokurorisë ku zhvillohen vetëm masat e sigurisë dhe proceset me afat.
Proceset e tjera janë shtyrë.
Avokati: Asnjë veprimtari nuk kryhet, sigurisht që ndikon për keq.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/termeti-i-demtoi-strukturen-gjykata-e-lezhes-jashte-funksioni-masat-ne-prokurori
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp