#rtvora #oranews
I ftuar në intervistë në RTV Ora, sekretari i përgjithshëm për çështjet zgjedhore të PD-së Ivi Kaso është shprehur se qeveria po përpiqet për të shtënë në dorë të gjithë institucionet në vend perfshi dhe Gjykaten Kushtetuese.
?Ka një përplasje Institucionale, jo dhe aq parimore, por ndryshe nga ju do ta quaj përplasje anti- konstitucionale, pasi vet përpjekja e qëverisë për të shtënë në dorë të gjitha institucionet e reja që pritet të ngrihen pas reformës në drejtësi, është anti-konstitucionale, e paligjshme dhe synon atë që ka synuar përqëndrimin e gjithë pushteteve në dorë dhe perpjekja per te cuar deri ne fund tentativen per kapjen e Gjykates Kushtetuese? ka thënë Kaso.
Kjo gjë sipas tij na kthen në kohë të tjera të cilat populli po përpiqet t?i tejkalojë por jo t?i harrojë.
Kaso gjithashtu theksoi se maxhoranca nuk i ka shpetuar dot tundimit që të fusë duart dhe në pjesën e presidentit dhe zbulon cfare fshihet pas propozimeve për ndryshimet e ligjit mbi betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe anëtarëve të Gjykatës së Lartë.
Sipas Kasos synohet që në Gjykatë Kushtetuese të kthehet Arta Vorpsi.
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp