Nga studenti që kryesoi jurinë tek artistët, mesazhet e natës finale në Festivalin e XI-të

Report TV 2019-12-12

Views 0

Udhëtimi në Festivalin e 11-të në ambientet e Bunk?ART 1, përmbushi ciklin përmes 3 mbrëmjeve artistike, ku kryefjalë qenë kënga dhe liria e të bërit art. Bujar Kapexhiu pas 47 vitesh rimori rolin e prezantuesit, e bashkë me Marsela Çibukajn përshkuan me ndjeshmëri të lartë njerëzore e artistike ngjarjen më të bujshme të vitit ?72. Ata qenë të rinj me ëndrra, që patën dëgjuar se diku në botë i këndohej dashurisë dhe paqes, me gjuhën e shpirtit dhe shpresuan se këtë frymë do ta sillnin edhe në Shqipëri.

Një frymë që populli ynë e përqafoi shpejt, siç përqafohet e bukura që në shikim të parë, por që sistemi e mbyti lirinë ende foshnjë, duke ndërprerë çdo kontakt me botën e jashtme. Kompozitori Josif Minga ishte vetëm 19 vjeç kur diktatura i mësoi përmes Festivalit të Këngës, se krijimtaria e lirë ishte e gabuar, dhe se ritmi, poezia ngjyrat, veshja skenografia, nëse nuk kalonin aprovimin e diktatorit, quheshin kontrabandë.

Share This Video


Download

  
Report form