Ambasada e SHBA bën paralajmërimin e fortë për zyrtarët e korruptuar dhe ‘bosët e krimit'

Report TV 2019-12-12

Views 0

TIRANE- Me anë të një video informuese një javë e ngritja e SPAK, ambasada amerikane në Shqipëri ka paralajmëruar 'bosët e krimit' dhe zyrtarët e korruptuar se ditëve kur ishin të paprekshëm po iu vjen fundi. Ambasada njofton se SHBA është e angazhuar që SPAK të funksionojë në mënyrë të pavarur edhe me një mbështetje financiare prej 2 mln dollarësh.

SHBA do të sjellë në Shqipëri 35 prokurorë dhe hetues që do të ofrojnë trajnim për SPAK në luftën ndaj korrupsionit, pastrimit të parave dhe trafikimit të njerëzve, ndërsa këshilltarët ligjorë të ambasadës po këshillojnë prokurorët shqiptarë që punojnë mbi çështje penale ekzistuese. Sipas saj, sistemi i ri i drejtësisë siguron dy gjëra: pavarësi më të madhe të hetimeve nga ndikimi politik dhe lloje të tjera ndikimesh të papërshtatshme, por edhe llogaridhënie më të madhe."SHBA janë të përkushtuara të ndihmojnë Shqipërinë për të ndërtuar një sistem drejtësie me integritet. Të gjithë qytetarët shqiptarë janë aktorë kur kërkojnë që Reforma e Drejtësisë do të çojë në një gjyqësor transparent dhe që i jep llogari publikut. Ditëve të shkuara të zyrtarëve të korruptuar dhe bosëve të krimit që ishin të paprekshëm po ju vjen fundi. Ditët e shkuara të drejtësisë selektive do të zëvendësohen nga drejtësia për të gjithë. Një strukturë e re anti-korrupsion po krijohet me mbështetjen e SHBA e cila do të ketë në shënjestër këta individë që ia kanë dalë të shmangim ndjekjen penale nëpërmjet kontrollit të emërimeve dhe lidhjeve personale. SPAK do të funksionojë së shpejti, do të shenjestrojë korrupsionin e nivelit të lartë.

Share This Video


Download

  
Report form