?Historia ime? ka sjellë ditën e sotme, historinë e dhimbshme të një gruaje, e cila u martua në moshën 33-vjeçare me një person që e njohu përmes vajzës së xhaxhait. Kushtet e vështira ekonomike nuk e lejuan të bënte dasëm, por përveç kësaj, bashkëshorti nuk bëri as celebrim me të. Rastësisht, Klodiana Balliu mëson se ai ishte i martuar dhe kishe dy fëmijë. E mbetur pa asnjë zgjidhje dhe shatëzënë, ajo vendos të qëndrojë me të, por krejt papritur ai e braktis dhe largohet drejt Greqisë.
Mendoi të abortonte fëmijën, por prindërit e saj nuk e lejuan. Ata i ofruan mbështetje dhe përkrahje në periudhën e vështirë që ishte duke kaluar. Klodiana vendos të rifillojë sërish jetën. Merr djalin dhe me ndihmën e një shoqes së saj vendos të vij në Tiranë, gjen një punë dhe njihet me një tjetër person. Pas një viti lidhje, e prezanton me familjen, por zbulon se ai kishte probleme me zemrën dhe kishte kryer një operacion.
Një natë, ai dehet dhe fillon të ushtrojë dhunë ndaj saj, gjë që e detyroi Klodianën të shkonte në polici dhe të merrte urdhër mbrojtjeje. Pas këtij veprimi, ai largohet, por pa e ditur që do bëhej baba. Një shoqja e saj i tregon që Klodiana lindi vajzë, ai i shkruan një mesazh dhe i thotë amanet vajzën. Që nga ajo ditë, Klodiana nuk di më asgjë për të. Sot është e vetme me dy fëmijët e saj, djalin 6 vjeç dhe vajzën vetëm 6-muajshe. Jeton sëbashku me prindërit, në kushte tejet të vështira ekonomike.