TIRANË- Pas ftesës së përsëritur për t'u ulur në një tryezë dialogu, kryeministri Edi Rama është ndalur të flasë për rolin që ka pasur opozita për menaxhimin e gjendjes së jashtëzakonshme pas tërmetit të 26 nëntorit. Në një videomesazh që ka zgjatur për rreth 10 minuta, Rama tha se opozita ka qenë inekzistentë në detyrën e saj, teksa shtoi se sipas tij ditët e fundit ka dhënë sinjale që kanë nisur luftën të egër prej balte. Megjithatë, kreu i qeverisë vuri theksin se nuk do të ndalet të përgënjeshtrojë çdo akuzë të ardhur nga opozita jo parlamentare. Për raste të tilla, do të nisë një hetim, siç njoftoi Rama, që do të shkojë deri në përjashtimin nga radhët e PS-së dhe shkuarjen para organeve të drejtësisë.