#rtvora #oranews
Tre persona kanë rënë në pranga gjatë kontrollit të ushtuar nga policia për në një lokal nate në Shkodër.
Ambientet e lokalit ishin vënë në dispozicion nga pronari për përdorimin e drogave të forta dhe për ushtrim prostitucioni.
Uniformat blu arrestuan dy menaxherët e klubit dhe një këngëtar, që në bashkëpunim me pronarin e klubit, i cili është shpallur në kërkim, kanë shpërndarë dhe shitur lëndë narkotike kokainë.
Në pranga ranë:
- A. V, 29 vjeç, menaxheri i klubit, lindur dhe banues në Shkodër, i dënuar më parë për veprën ?Prodhimi dhe shitja e narkotikëve?.
- G. M., 27 vjeç, menaxher i klubit, lindur dhe banues në Shkodër, i arrestuar më parë për të njëjtën vepër penale ?Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, në bashkpunim?.
- Z. J., 57 vjeç, këngëtar ne club, lindur në Muriqan e banues në Shkodër.
Ndërsa u shpallërn në kërkim pronari i lokalit, shtetasit E. M., si dhe u proceduan në gjendje të lirë shtetasit Ç. P., 33 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër (klient) dhe L. S., 31 vjeçe, banuese në Shkodër (balerinë).
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/droge-e-prostitucion-ne-lokalin-e-nates-ne-shkoder-ne-pranga-dy-menaxheret-dhe-kengetari
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp