#rtvora #oranews
Paketa anti-shpifje që pritet të kalojë në seancën e fundit të Kuvendit, ka sjellë një reagim të ashpër nga radhët e gazetarisë, të cilët e kundërshtojnë me forcë.
Gazetari Beldian Koka i ftuar në emisionin "Thumb On" thotë se nëse ky ligj miratohet, Shqipëria mund të konsiderohet një vend me censurë të fortë mediatike.
Ai sqaron se AMA dhe AKEP janë dy mekanizma që sipas këtij ligji marrin atributet e gjykatës. Kjo, sqaron Koka nuk të jep mundësinë të marrësh avokat dhe të përballesh në gjykatë.
Bledian Koka: Nëse në 19 dhjetor miratohet ligji, që ndryshe quhet paketa anti - shpifje situatë në media do të jetë problematike, sidomos në median on line. Ka një seri mekanizmash aty që janë parashikuar që realisht e vënë në rrezik, qoftë edhe rastin tuaj, por edhe rastin e mediave që kanë një gamë objektivash që është informacioni politike, ekonomik, sociale, kronikë e zezë. Nëse ajo kalon në atë mënyrë që është parashikuar, seriozisht që në Shqipëri mund të konsiderohet zyrtarisht një vend me censurë të fortë mediatike. Është e vështirë ta shpjegoj nën për nen se janë 36 nene. Në rastin konkret, padia që është bërë, nëse AMA dhe AKEP janë dy mekanizma që sipas këtij ligji marrin atributet e gjykatës.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/gazetari-koka-nese-miratohet-paketa-anti-shpifje-shqiperia-vend-me-censure-te-forte-mediatike
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp