Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur punën mëngjesin e kësaj të hënë për prishjen e 7 pallateve që janë shpallur të pabanueshëm në qytetin e Laçit. Këto pallate kanë pësuar dëme të rënda nga tërmeti i 26-nëntorit dhe inspektorët pasi kanë vlerësuar rastet i kanë shpallur të pabanueshëm, kështu IKMT ka nisur prishjen e tyre në mënyrë që të mos bëhen rrezik për banorët.
Procesi i shembjes së godinave po monitorohet edhe nga forcat e policisë, ndërsa të pranishëm janë edhe shumë banor që kanë jetuar në këto objekte.