Report TV - Paketa Anti-Shpifje/ Basha: Do ta zhbëjmë sapo të vijmë në pushtet

Report TV 2019-12-16

Views 0

Sot Komisioni i ligjeve ka aprovuar paketen antishpifje me disa ndryshime në krahasim me propozimin e Qeverisë. Paketa ka shkaktuar reagime nga ana e opozitës dhe nga disa përfaqësues të medias. Por cilat janë ndryshimet që janë miratuar nga Komisioni i Ligjeve për t'i kaluar Kuvendit që kanë ngjallur shumë debat? Në këtë paketë përfshihen portalet, televizionet e radiot dhe jo e media e shkruar.

Më ligjin e ri të paketës anti-shpifje që kaloi sot te Komisioni i Ligjeve në cdo rast shkelje të medieve, AMA (Këshilli i Ankesave) është 'gjykata' që vendos për korrigjimin e përmbajtjes, gjobat, pezullim ose heqje të përkohshëm të licencës. Por kush bën pjesë dhe si zgjidhet Këshilli i Ankesave? U propozua dhe miratua që te Këshilli i Ankesave të ketë gazetarë me eksperiencë deri në 10 vjet. Anëtarët do të zgjidhen sipas një gare me kritere të mirëpërcaktuara dhe nuk do të ketë juristë, por vetëm gazetarë me mbi 10 vite eksperiencë. AMA i vendos sanksionet e parashikuara në këtë ligj jo më vonë se një vit nga data e kryerjes së shkeljes. Kundër vendimit subjekti ka të drejtë të bëjë ankim pranë AMA-s brenda 30 ditëve nga data e shpalljes ose e njoftimit. Kundër vendimit të AMA-s mund të bëhet ankim në Gjykatën e Administrative Tiranë. Vendimi i Këshillit të Ankesave të AMA-s mund të ankimohet, por vendimi nuk pezullohet, por ekzekutohet nga përmbarimi. Komisioni i Ligjeve vendosi që mediat online të regjistrohen në QKB, ndërsa pjesa e regjistrimit te AMA t'u lihet vetë në dorë medieve.

Për çështjen e gjobave ato do të jenë proporcionale (që do të thotë se gjoba do të jetë e ndryshme për portalet, radiot dhe TV-te), nga 80 mijë lekë që ishte parashikuar, 'Ligjet' kanë propozuar që të nisin nga 40-80 mijë lekë. Paketa do të kalojë sot për diskutime edhe në komisionin e Ligjeve në orën 17:00. Edhe pse kjo paketë ka pasur kundërshtime të forta qeveria është e vendosur për ta miratuar në seancën e 19 dhjetorit.

Share This Video


Download

  
Report form