Ora News - Vrasje dhe shpërdorim detyre, 9 të arrestuarit për tërmetin para gjykatës

Ora News Lajme 2019-12-17

Views 1

#rtvora #oranews

Nëntë personat e arrestuar të shtunën e 14 dhjetorit për shembjen e godinave pas tërmetit të 26 nëntorit kanë dalë sot para gjykatës së Durrësit për masën e sigurisë.

Në listën e bërë publike prej policisë, me 9 të ndaluar është dhe 53 vjeçari Kujtim Hasa, 53 vjeç, në cilësinë e shefit të shërbimeve të shtëpisë së pushimit të Ministrisë së Brendshme.

Ai do të akuzohet për veprën ?Vrasja me dashje?. Ndërkaq Ahmet Doda, 52 vjeç, drejtor i këtij institucioni është ndaluar me akuzën ?Shpërdorimi i detyrës?.

Shkak për këtë veprim është vdekja e kryekomisar Bajram Hajdarmetaj. Pavarësisht se kovalishenca ishte shpallur objekt i pabanueshëm, ai u lejua të kalonte natën, çka rezultoi fatale, pasi objekti u shemb.

Në pranga janë vënë edhe dy ndërtues informal, 79- vjeçari Rruzhdi Xheka për objektin Hotel "Mira Mare?, ku humbën jetën 2 shtetas, dhe Avdulla Osmani, 61 vjeç për ndërtimin në ?Hotel Tropikal?, ku humbën jetën 2 shtetas kosovarë.

Megjithatë prangave u ka shpëtuar ndërtuesi i vilës Lala ku humbën jetën 8 persona.

Hetimet do të vazhdojnë edhe më tej, për shkeljet e bëra jo vetëm në objektet që sollën viktima, por dhe ato të dëmtuara.

Në prokurorinë e Durrësit janë marrë në pyetje më shumë se 90 persona mes tyre inxhinierë, pronarë objektesh dhe zbatues.

Ndërsa hetimet përfshinë të paktën 60 kompani ndërtimi. Si pasojë e hetimeve të derimëtanishme fletëarrestet u prenë për 17 persona.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/vrasje-dhe-shperdorim-detyre-9-te-arrestuarit-termetin-sot-para-gjykates

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Share This Video


Download

  
Report form