#rtvora #oranews
Prokuroria kërkon arrestimin e gjinekologut Ardjan Kadaifçiu në lidhje me vdekjen e 25-vjeçares, Rexhina Debrova, pasi solli në jetë fëmijën e parë në Maternitetin e Elbasanit. Mjeku i larguar në SHBA bashkë me familjen, akuzohet për ?neglizhencë në trajtim mjekësor?.
8 muaj nga vdekja e 25-vjeçares, Rexhina Debrova, pasi solli ne jetë fëmijën e parë në spitalin e Elbasanit, prokuroria kërkon arrestimin e gjinekologut Ardjan Kadaifçiu që asistoi lindjen.
Prokurori, Xhelian Seferi, ka kërkuar gjykatës së Elbasanit, caktimin e masës së ?arrestit në burg? në mungesë.
Kërkesa sipas burimeve është e bazuar në ekspertimin mjekoligjor ku evidentohen shkelje nga gjinekologu.
Mbi këtë bazë prokurori kërkoi arrestimin e mjekut me akuzën ?neglizhencës në trajtim mjekësor?.
Por mjeku për momentin nuk mund të arrestohet, pasi prej gushtit të këtij viti ai është larguar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës bashkë me familjen.
Burime thonë se në këtë situatë, policia dhe prokuroria e Elbasanit i kanë kërkuar Interpol Tiranës shpalljen në kërkim ndërkombëtar të mjekut Ardjan Kadaifçiu dhe ekstradimin e tij nga SHBA për në Shqipëri për tu përballur me akuzat.
Prokuroria e Elbasanit vuri nën hetim gjinekologun Kadaifçiu disa muaj pas ngjarjes, ndërsa bashkëshorti i 25-vjeçares Debrova paralajmëroi vetëgjyqësi mbi mjekun dhe infermierin që asistuan të renë në lindje.
Më herët, gjykata Elbasanit ka dhënë "detyrim paraqitje" për kardiologun Mehmet Ibaj dhe reanimatorin Niko Thana, të cilët akuzohen për ?mjekim të pakujdesshëm? .
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/vdekja-e-nenes-se-re-ne-elbasan-kerkohet-burg-mjekun-qe-ndoqi-procesin-e-lindjes
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp