#rtvora #oranews
Prej dy javësh rrugët e vendit vijojnë të përgjaken nga aksidentet rrugore. Viktima e radhës u shënua në aksin Fushë Krujë-Tiranë, ku një makinë përplasi për vdekje një 23-vjeçar.
Këmbësorët përgjakën sërish rrugët e vendit.
Një 23-vjeçar humbi jetën pasi u përplas nga një makinë në përpjekje për të kaluar rrugën.
Aksidenti tragjik ndodhi në fshatin Larushk në aksin Fushë Krujë- Tiranë.
Viktima është identifikuar si Asllan Milla.
Ai tentoi të kalojë rrugën kur u përplas nga një makinë që drejtohej nga një 41-vjeçar.
Goditja ka qenë e fortë e për pasojë i riu, punonjës i një servisi aty pranë, ndërroi jetë në vend.
Policia ndaloi drejtuesin e mjetit për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Ndërkohë një grua mbeti e plagosur rëndë në Berat dhe një adoleshente në Lezhë, pasi u përplasën në rrugë nga automjete.
Dy javët e fundit kanë qenë tragjike në rrugë.
Javën që lamë pas 7 persona humbën jetën në aksidente të ndryshme, ku pjesa më e madhe e viktimave ishin këmbësorë.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/perplaset-nga-makina-humb-jeten-23-vjecari-ne-fushe-kruje
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp