Komisioni Europian Kristofer Paten në Tiranë - (6 Mars 2000)

RTV KLAN 2019-12-17

Views 2

Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Komisioneri i lartë europian Kristofer Paten ka kostatuar se në Shqipëri nuk funksionojnë mirë institucionet, reformat në përgjithësi dhe ato ekonomike në veçanti si dhe duhet vendosur shteti juridike. Në konferencën për shtyp që dha para largimit nga shqipëria u shpreh se këto janë edhe shqetësimet e qeverisë shqiptare, por dhe të shprehura nga firma e banka të huaja që duan të investojnë në shqipëri.

Ai u shpreh se janë pranuar përpraimet e konsiderueshme por ngelet shumë për të bërë. Nuk e di tha ai se distanca që ka mbetur është e njëjtë me atë që keni bërë deri tani, por ne kemi menduar tju ndhmojme në këtë rrugë.

Qeveria shqiptare i ka dorëzuar komisionerit europian raportin e studimit të fizibilitetit. Gjithçka për fillimin e bisedimeve tha Paten do të varen nga ky raport, pra nga puna e qeverisë shqiptare. Kristofer Paten ka treguar edhe prioritetet e BE-së për Shqipërinë në vitet në vazhdim. Sipas tij ndihma do të konsistoj në zhvillimin e infrastrukturës institucionale, forcimi i shërbimit doganor si dhe investimet për rrugët, urat portet etj. Por ai ka deklaruar se ndihma aktuale për shqipërinë do të jetë diçka nga 35 milion euro planifikuar për rajonin.

Kristofer Paten ka takuar sot edhe krerët e lartë të shtetit shqiptar, presidentin Mejdani, kryeministrin Ilir Meta dhe ministrin e Jashtëm Paskal Milo. Presidenti Mejdani theksoi se me gjithë ecurinë e pavarësisë së institucioneve vihet re te disa prej tyre mungesa e profesionalizmit dhe një shkallë jo e lartë përgjegjshmërie. Ai ka kërkuar mbështetjen e partnerëve europian për problemet e shumta që ekzistojnë në shqipëri.

Ndërsa kryeministri Meta pasi ka paraqitur raportin e hartuar nga qeveria për studimin e fizibilitetit ka nënvizuar nevojën e fillimit sa më të shpejtë të bisedimeve për marrëveshjen e asocimit të Shqipërisë në BE.

Gjithçka do të varet nga vetë qeveria e shqiptarët ka deklaruar Paten duke nënvizuar se BE do të ofroj ndihmën e saj për të arritur në fillimin e bisedimeve./tvklan.al

Gazetare ? Ornela Bego

Share This Video


Download

  
Report form