Gjatë debatit që po zhvillohet në studion e ?Opinion? për paketën anti-shpifje të propozuar nga qeveria, i ashpër ka qenë debati mes deputetit të PS Musa Ulqinit dhe pedagogut Mark Marku.
Musa iu drejtua Markut duke i thënë se nuk do të donte që fëmijët e tij të kishin një diplomë me firmën e këtij të fundit?
Marku: Musa të dëgjova 20 minuta dhe më duket sikur po dëgjoj Radio Tirana para nja 50 vjetëve? emisioni i lajmeve, parti apo bën ketë, po bën atë.
Ulqini: Marku, dëgjo, ke ardhur në Komision dhe ke përdorur terma..
Marku: I përdor si të dua se nuk kam ndërmend të kem frikë nga ju.
Ulqini: Respekto se je profesor.
Marku: Po pra se jam profesor po them mos thuaj?
Ulqini: Unë jam njeri i votuar dhe flas në emër të atyre qytetarëve që ti me shokët e tu i nxore në mes të natës.
Marku: A ke urdhër të mos më lesh të flasë?!
Ulqini: Di vetëm një gjë, po të garantoj, që unë fëmijën tim nuk do desha kurrë që të kishte në diplomën e tij firmën tënd, sepse nuk flitet siç flet ti, nuk fyet siç fyen ti dhe nuk bëhet politikë siç bën ti.
Marku: Po sigurisht se ti do ta çosh tek shkolla e partisë?
Ulqini: Fëmijët e mi janë të shkëlqyer. Fyerja nuk është argument.
Marku: Nuk po të fyej, ju se keni për fyerje?
Ulqini: Si mund të pohosh gjëra të tillë ti, nuk arrij ta kuptoj.
Marku: Po më lër more të flas tani?O Blend të lutem më lë të flas ?po si do mbaroj po s?më latë të flas si do mbaroj.
Fevziu: Mark thuaja atë që ke për të thënë.
Marku: Më lini pra të flas.
Fevziu: Dakord po thuaje.
Mark Marku: Po si të them kur më ndërhyn ai mua.
Fevziu: Sepse ti merresh me politikë merru me atë që ke për të thënë.
Marku: Me këtë po merrem po s?të lë ai ?a ka mundësi të më lini të flas apo ta lëmë këtë gjë.
Fevziu: Këtë po të them fol.
Marku: Dhe mos më ndërprisni më se do ju shaj po më ndërhytë.
Ulqini: Na ke sha boll.
Marku: Dhe do të masakroj?do të hedh këtë shishen në kokë?boll. Boll se do ta mbyll gojën me forcë ?Do ta mbyll gojën me forcë po them.
Elira Kokona: Kjo është vepër penale.
Marku: Mos ha m*t më po të them? Kaq po ju them mos hani m*t më mos ndërhyni kaq po them?
Musa Ulqini: Ju si ndiheni si drejtues i këtij emisioni, që është një emision kombëtar, që dikush formulon në adresën time fjali që janë të denja jo për rrugën po nuk e di për çfarë, dhe nuk reagoni?
Blendi Fevziu: Ju mendoni që të më bëni mua tani Këshill të Ankesave? Po unë s?futem dot në mes. Po zotëria ka qenë deputet dhe është pedagog. Ju jeni deputet. Tani unë të jap mendimin tim kush nga ju ka të drejtë?
Musa Ulqini: Prandaj krijohen institucionet rregullatore që kur ndodhin gjëra të tilla...Kjo është arsyeja pse është ligji. Ju keni për detyrë që thjesht të bëni detyrën e moderatorit. Unë jam në studion tuaj dhe kjo është një fyerje e paprecedentë. Unë nuk futem në grupin e atyre që fyejnë. Ky është profesor, ato fjali nuk mund t?i thotë kurrë.
Blendi Fevziu: Unë nuk jam psikolog të di kush e shkakton sherri. As Këshilli i Ankesave nuk jam. Unë gjobë s?...