Dhimitri: Sot s'duhet të flisnim për 'Anti Shpifjen', por për të prekurit nga tërmeti...neveritëse

Report TV 2019-12-19

Views 0

Kryetarja e Komisionit të Medias, Fatjona Dhimitri, ka kundërshtuar paketën anti-shpifje të qeverisë, ashtu si edhe shumë gazetarë e analistë. Në fjalën e saj në Kuvend, Dhimitri tha se sot parlamenti duhet të diskutonte mbi mënyrat se si mund t'u vijmë në ndihmë të prekurve nga tërmeti, teksa e ka cilësuar axhendën e parlamentin ku do të flitet për buxhetin dhe paketën Anti Shpifje, neveritëse.

"Ju deputetë socialit kenë të drejtë të rreshtoheni në anën e drejtë të lirisë. Nuk duhet të gënjeni veten se do na mbyllni gojën. Sot duhet të diskutohej si mund të ndihmoheshin për të kaluar tërmetin e 26 nëntorit. Socialistët kanë treguar se kanë prioritete të tjera. Shihni axhendën e parlamentin, çfarë neveria. Prioriteti juaj më i madh është si t'i mbyllim gojën gazetarëve. Sot është dita e protestës për t'i mbyllur gojën Ramës dhe marrëzisë së tij. Ju sot do të humbisni dy beteja të mëdha, betejën e fjalës së lirë dhe betejën me vete", tha Dhimitri.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS