#rtvora #oranews
Gjykata e Tiranës ka dënuar 4 të pandehurit e dosjes "Babale", mes tyre dhe ish-deputetin Ervin Salianji, ndaj të cilit u vendos 1 vit heqje lirie. Për Albert Veliun u vendos 3 vite e 4 muaj burg, ndërsa gazetari Jetmir Olldashi u dënua me 6 muaj burg, dënim i cili do të zëvendësohet me 100 orë pune. Në përfundim të seancës Salianji akuzoi Artan Gjermenin, gjyqtarin që dha vendimin për dënimin e tij, se është anëtar i Bandës së Lushnjes.
Pas seancës që zgjati për 5 orë, Ervin Salianji u dënua për veprën penale të kallëzimit të rremë, ndërsa për të njëjtën vepër, gjyqtari Artan Gjermeni vendosi dënimin me 2 vite burg për Fredi Alizotin.
LEXO EDHE: Prokuroria kishte kërkuar 1.6 vite burg për Salianjin, që do të mund të konvertohej në 3 vite shërbim prove.
Ndërkohë Albert Veliu është dënuar me 10 muaj burg për kalim kufiri dhe 2 vite e 10 muaj burg për kallëzim të rremë.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/babale-denohet-me-1-vit-burg-ish-deputeti-salianji
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp