Gjoba për televizionet mbetet e njëjtë, nga 100 mije lekë deri në 1 milionë lekë. Ndërsa për poralet, gjoba rritet, duke mos qenë më nga 100 mijë lekë deri në 400 mijë lekë, por nga 100 mijë deri në 600 mijë kur OSHPE shkel detyrimet e parashikuara nenin 33/1. Ndryshimet i bëri të ditura kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, amendamente të cilat u votuan në fund të seancës së Kuvendit. Përsëritja e shkeljes më shumë se 3 herë gjatë një viti dënohet me një rritje deri në 50% të shumës së gjobës të përmendur më lart. Në rast përsëritjeje më shumë se 5 herë gjatë vitit të kaluar, subjekti nuk do të përfitojë lehtësira fiskale apo të ndonjë lloji tjetër për një periudhë 3-vjeçare.? Pra që do të thotë se gjoba maksimale për portalet arrin deri në 600 mijë lekë, nëse shkelja është përsëritur më shumë se tre herë në vit.