#rtvora #oranews
Kryeministri shqiptar Edi Rama prej ditës së djeshme ndodhet në Romë për të marrë pjesë në Forumin ndërqeveritar të bashkëpunimit rajonal mes vendeve të Europës Qëndrore e Jugore, InCe, që do të zhvillohet ditën e sotme, 19 dhjetor në ambientet e Ministrisë së Jashtme Italiane.
Pas 18 vitesh i takon Italisë të marrë Presidencën e radhës së InCe që përkon dhe me 30 vjetorin e krijimit të këtij Forumi.
Ky takim do të drejtohet nga Kryeministri italian Giuseppe Conte e marrin pjesë 17 vende; 9 prej tyre janë anëtare të Bashkimit Europian; Bullgaria, Kroacia, Italia, Polonia, Republika Çeke, Rumania, Sllovakia, Sllovenia e Hungaria. 5 janë vende në perspektivën e hyrjes në BE si Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut, Bosnja, Hercegovina e Mali i Zi, si dhe 3 vendet e tjera Moldavia, Ukraina e Bjellorusia.
Punimet kanë nisur në orën 10.30.
Të pranishëm janë kryeministrat Edi Rama, Andrej Plenkovic, Zoran Zaev, Ion Chicu, Dusko Markoviç e Ana Brnabiç si dhe Ministrat e Jashtëm të vendeve të tjera.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/rama-merr-pjese-ne-forumin-rajonal-te-vendeve-te-europes-qendrore-e-jugore
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp