Një ngjarje e rëndë tronditi Korçën mëngjesin e së enjtes. Një 45-vjeçar është gjetur i pajetë rreth orës 7 nga kalimtarët në afërsi të dyqanit të tij në periferi të fshatit Mborje.
Viktima është Flamur Daçi, që sipas burimeve policore, në vendin e ngjarjes është goditur disa herë me thikë në trup, plagë që për shkak të gjakderdhjes i kanë marrë jetën.
Autorët dyshohet se më pas kanë tentuar të djegin trupin e viktimës. Në pjesën e sipërme ai ka shenja zjarri dhe lënde djegëse.
45-vjeçari ishte i divorcuar dhe jetonte i vetëm prej disa vitesh. Policia lokale thotë se është vënë në kërkim të autorëve të krimit. Dyqani i tij është gjetur i hapur, ndaj njëra nga pistat ku po hetohet është ajo e grabitjes. Hetuesit po verifikojnë edhe për konfliktet familjare.
Tv Klan