Ora News - Balla: SPAK të nisë punën me Berishën për dosjen CEZ

Ora News Lajme 2019-12-20

Views 0

#rtvora #oranews

Taulant Balla si përfaqësues i maxhorancës në qeverisje i ka dhënë orientimin e parë Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, duke kërkuar që mes dosjeve të para të jetë ajo Sali Berishës. Sipas Ballës, ish-kryeministri duhet hetuar për të ashtuquajturën afera CEZ.

Struktura e Posaçme Antikorrupsion është konceptuar si një institucion jashtë ndikimit politik, por këta të fundit nuk po ngurojnë ti orientojnë punën që në ditën e parë.

Taulant Balla madje dha edhe emrin e politikanit me të cilin kjo strukturë duhet të nisë punën.

Balla: Një ndër dosjet e para që unë i kërkoj SPAK duhet të jetë edhe kallëzimi i bëra nga ana e Kuvendit të Shqipërisë lidhur me gjetjet e rapotit të Komisionit Hetimor për privatizimin e OSSH ku janë kallëzuar autoritete të larta të qeverisë së asaj kohe nisur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Nga Elbasani, Balla kujtoi se ish-kryeministri është kallëzuar nga ana e Kuvendit të Shqipërisë pas Komisionit Hetimor për çështjen, por prokuroria ka vendosur ta mbyllë.

Balla: Jemi informuar që gjykata këtë çështje do ta shqyrtojë më datë 27 dhjetor, por është e pakuptueshme tashmë që kemi ngritur këtë njësi speciale për të luftuar korrupsionin që kjo dosje të mbyllet pa u hetuar.

Në të njëjtën ditë kur Presidenti Meta paralajmëroi shqyrtim me vëmendje ligjin e ashtuquajtur të Antishpifjes, Balla përsëriti qëndrimin e maxhorancës se ata do ta miratojnë sërish edhe nësë Kreu i Shtetit do ta kthejë.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/balla-spak-duhet-te-hetoje-edhe-privatizimin-e-ossh-se

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Share This Video


Download

  
Report form