Report TV -Koncert bamirësie për fëmijët me sindromën down, Elina Duni dhe Vlashent Sata

Report TV 2019-12-20

Views 0

Në jetë të gjithë kanë nevojë për t?u ndjerë mirë. Por, më shumë se kushdo fëmijët me sindromën down. Prandaj, dy kantautorët e njohur Elina Duni dhe Vlashent Sata kësaj here ngjiten në skenën e qendrës kulturore të Katedrales Ortodokse me koncertin ?Për me u ndje mirë?. Një kauzë bamirësie, ajo e mbështetjes së fëmijëve me aftësi ndryshe, të cilët kanë nevoja themelore për t?u arsimuar, strehuar edhe për të fjetur. Artistët Duni dhe Sata, por edhe vet drejtoresha e fondacionit Doën Syndrome Albania dhe Qendrës së Shërbimeve PRO PAK Emanuela Zaimi bëjnë thirrje, që njerëzit të jenë më shumë të vëmendshëm ndaj fëmijëve specialë

Share This Video


Download

  
Report form