Gjykata e Shkodrës ka lënë të lirë tre punonjësit e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura në Velipojë. Punonjësit, Vesel Tusha 56 vjeç specialist në Zonat e Mbrojtura dhe Palë Keçi 65 vjeç me Refik Zaganin 57 vjeç roje mjedisore u arrestuan dhe u akuzuan për shpërdorim detyre pas një kontrolli në Velipojë, ku sipas policisë në zonat e mbrojtura janë bërë gërmime, shpyllëzim dhe betonizim i zonës. Gjykata e Rrethit Shkodër vlerësoi si të paligjshëm vendimin e ndalimit të tyre në datë 16 dhjetor dhe caktoi masën "detyrim paraqitje" për 3 punonjësit e ADZM Shkodër, të cilët do të vijojnë punën pranë këtij institucioni.