Samiti i mini-Shengenit Ballkanik ne Tirane

RTV KLAN 2019-12-20

Views 3

Tërmeti i 26 Nëntorit ndryshoi dhe axhendën e samitit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, i njohur si samiti i mini-Shengenit Ballkanik, i cili ishte parashikuar të zhvillohej në Durrës.
Tirana do të mirëpresë këtë format të nisur në Novisad. Në kryeqytetin shqiptar kanë mbërritur këtë të premte Presidenti i Serbisë Vuçiç dhe Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zaev, të cilët kanë zhvilluar dhe një takim informal pasdite. Në një intervistë për mediat serbe, Vuçiç e ka cilësuar një arritje pozitive marrëveshjen për mini-Shengenin.
?Unë jam vërtetë i kënaqur me bisedat qe kam pasur me zotin Zev dhe zotin Rama. Kjo që po bëjmë është një rrugë vizionare. Marreveshjet do t?u sjellin Shkupit, Beogradit e Tiranës më shumë para dhe mundësi të mëdha që njerëzit të rrinë këtu dhe jo të emigrojnë për një kafshatë bukë?.
Tre liderët më pas morën pjesë dhe në koncertin e bamirësisë për mbledhjen e fondeve për të prekurit nga tërmeti.
Takimi zyrtar ku do të diskutohet për të gjitha çështjet që lidhen me krijimin e mundësisë për lëvizjen e lirë të qytetarëve e mallrave, do të zhvillohet gjatë paradites të së shtunës, ku ka konfirmuar pjesëmarrjen dhe Presidenti i Malit të Zi, Gjukanoviç.
Pjesë e këtij formati për herë të parë do të jetë dhe përfaqësuesja e BE, drejtorja për Zgjerimin e Ballkanit Perëndimor Gjenovefa Kalavera por dhe dy të dërguar të Departamentit Amerikan të Shtetit.
Siç e konfirmoi dhe Presidenti Thaçi dy ditë më parë, Kosova ka refuzuar të jetë pjesë, pasi për të mos njohja nga ana e Serbisë nuk mundëson një bashkëpunim rajonal të drejtë dhe të ndershëm. Po ashtu, dhe përfaqësuesit e Bosnje-Hercegovinës nuk kanë konfirmuar pjesëmarrjen.

Share This Video


Download

  
Report form