Report TV U vodhën paratë në banesë, flet djali i shtëpisë: Ndodhi sapo u nisa për Greqi,

Report TV 2019-12-21

Views 0

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vjedhja e një sasie të konsiderueshme parash nga disa persona në një banesë në Dropull të Gjirokastrës. Djali i familjes është shprehur se në banesë kishte paratë që fitonte nga puna dhe se ditën e djeshme sapo ishte larguar për në Greqi. Ai dyshon se këtë veprim ta kenë kryer njerëz që e njohin nga afër.

"Ne 2.30 të natës e mora vesh. Më morën në telefon. I kisha thënë një gjitoneje për të shkuar. Akoma skam pare. Nuk kishim ndonjë pasuri të madhe. Jemi njerëz të punës, me aq, ç'të themi. Dyshime kemi por e ka në shqyrtim policia. janë njerëz që na njohin por emra nuk them dot." tha djali i shtëpisë.

"Erdhën nga kunati andej, u futen brenda. I kane vene pistoleten ne koke. Kanë marrë plotë gjëra. Kanë marrë lekë dokumente dhe çfarë kisha. Sa erdha nga Athina dhe ende nuk e di çfarë kanë arrë. Mamaja është në gjendje shumë të rënduar. Lekët i kishim nga puna, nuk kisha para. Ato që punoja kisha. na ka dërguar edhe djali. Nuk e di nëse e ka ditur njeri. Ata flisnin edhe shqip edhe greqisht. Ne dje në mëngjes ikëm në Athinë. " tha nusja e shtëpisë.

Share This Video


Download

  
Report form