Xhetan Koka ka rrëfyer në ?Historia ime?, marrëdhënien e tij problematike me babain. Shkak për këtë është bërë, mosndarja e drejtë e pasurisë. Xhetan pretendon në studio, se pavarësisht se kanë tre shtëpi, babai nuk i jep asnjërën prej tyre.
Fëmijëria e tij ka qenë e vështirë, babai e rrihte dhe e përzinte edhe nga shtëpia. Që në moshën 13- vjeçare, ai ka kryer vjedhje dhe është futur në burg.
Babai i tij në një lidhje telefonike në studio, ka rrëfyer se Xhetan nuk punon dhe për këtë arsye, ai nuk do i japë asgjë nga pasuria dhe pronat e tij.
Xhetan nga ana tjetër, dëshiron të ketë një shtëpi, që të mund të krijojë dhe familje, të martohet dhe të ketë fëmijë. Nëse kjo nuk realizohet sipas tij deri në moshën 30 vjeç, ai s?ka ç?e do jetën.