#rtvora #oranews
Krahas situatës post tërmet dhe fillimit të rindërtimit, PS në fillim të vitit të ardhshëm do të fillojë me zgjedhjet brenda partisë.
Një ditë pas mbledhjes në Golem, kryesocialiste bashkë me anëtarët e kryesisë në selinë rozë ka diskutuar për emrat e propozuar për kryetarët e dëgeve ndërkohë që është vendosur mbajtja e kongresit në 29 shkurt.
Më pas do të jetë kongresi që do të jetë kongresi që do të zgjedhjë strukturat e reja.
Edi Rama: Ka ardhur koha të përmbyllim procesin me zgjedhjen e kryetarëve të partisë.
Pavarësisht riorganizimit brenda PS, Edi Rama ende nuk ka një zgjidhje për bashkinë e Shkodrës, Vorës të cilët kanë mbetur pa kryetar pas largimit të tyre për shkak të dekriminalizimit dhe Durrësit, ku kryebashkiakja dha dorëheqjen pas tërmetit.
Edi Rama: Jo nuk kemi asnjë komunikim, ju e dini që situata post zgjedhore karakterizohet nga një inerci që lidhet me historinë e dekreteve -zhdekreteve, kështu që ne duhet të garantojmë vazhdimësinë normale të qeverisjes aty ku ne kemi fituar bashkitë dhe aktualisht kemi dy vakanca. Sa i përket Shkodrës nuk ka një vendim dhe për fat të keq, Shkodra është në situatën më të rëndë nga kjo pikëpamje sepse ka një kryetare që nuk është kryetare dhe ka një vakum në këtë aspekt. Kjo nuk është një çështje që nuk është në dorën tonë ne presim që të marrë një zgjidhje.
Prej shkurtit opozita ka bojkotuar Kuvendin, por Edi Rama mendon se vendi nuk është në krizë, pas institucionet funksionojnë. Madje ai përgënjeshtron zgjedhje të reja në 2020.
Edi Rama: Qershori i 2021 është afër. Do ishte mirë që PD të ishte në Parlament, ka marrë vendimin të iki, ky është një vendim që tregon se ka dëmtuar rëndë vetë PD. Nuk e ka bërë më të mirë jetën politikë të vendit, por as nuk e ka cënuar.
Ne jemi të gatshëm të ulemi në tryezë, të diskutojmë, të dëgjojmë, të mbajmë shënim, të reflektojmë kur ka sugjerime pozitive, por ne jemi të dënuar të udhëheqim. Nuk jemi këtu për të ndjekur të tjerët dhe as për të pritur që dikush të zgjohet nga gjumi.
Në ditët e fundit të 2019 kryeministri njoftoi se do të ketë amnisti për gratë e burgosura, por jo për ato që kanë kryer vrasje ndaj bashkëshortëve të tyre.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/rama-mbledh-kryesine-e-ps-ja-axhenda-e-diskutimeve
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp