Qeveria jep 3 mije Leke shperblim ne fundvit per pensionistet

RTV KLAN 2019-12-24

Views 0

Qeveria do të japë 3 mijë lekë të rinj si shpërblim në fund vit për të gjithë pensionistët, personat me ndihmë ekonomike dhe ata me aftësi të kufizuar.
Lajmin e dha në një konferencë për shtyp ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj, e cila sqaroi se me hyrjen në fuqi të vendimit në fletore zyrtare do të nisë shpërndarja e bonuseve.
Fondi që parashikohet të jepet nga buxheti për këtë qëllim arrin në masën e 2 miliard lekëve, duke detyruar qeverinë që të rishikojë dhe njëherë me akt normativ buxhetin e këtij viti.
Një vit më parë shpërblimi për këto kategori ishte në masën e 5 mijë lekëve të rinj, por ecuria e dobët e mbledhjes së të ardhurave në buxhetin e shtetit dhe dëmet që shkaktoi tërmeti kufizuan financat që të japin një shumë më të ulët këtë vit.

Share This Video


Download

  
Report form