TIRANË - Spitalet dhe Urgjenca Mjekësore do të jenë në gadishmëri 24 orë në ditët festive. Deklarata u bë nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, e cila vizitoi në vigjiljen e Krishtlindjes Qendrën Spitalore Universitare ?Nënë Tereza? në Tiranë.
?Gjatë gjithë ditëve festive kemi marrë masat për rastet e urgjencës që mund të ndodhin duke garantuar shërbimin shëndetësor 24 orë në 24 nëpër spitale. Janë marrë masat, për të mos munguar medikamentet dhe ekipi i mjekëve dhe infermierëve do te jëtë në gjendje gatishmërie për festat e fundvitit?, tha Manastirliu.