Report TV - Meta uron Krishtlindjen: Le të jetë kjo një dritë shprese dhe solidariteti

Report TV 2020-01-06

Views 0

Nga Katedralja Ortodokse në Tiranë, Presidenti i vendit, Ilir Meta ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë me rastin e Krishtlindjeve. Sipas Metës në këto ditë të vështira për Shqipërinë le të jetë kjo festë një motivim për më shumë solidaritet me ata që kanë nevojë.

"Ishte kënaqësi e veçantë për të uruar Fortlumturinë e Tij, kreun e Kishës sonë Ortodokse për këtë ditë shprese të bekuar. Njëkohësisht për të uruar të gjithë besimtarët ortodoksë, por edhe të krishterë shqiptarë. Le të jetë kjo një ditë shprese, një ditë solidariteti, për të reflektuar edhe më shumë, për të kthyer sytë dhe për të shtrirë dorën ndaj atyre që kanë nevojë për më shumë ndihmë, mbështetje dhe përfshirje në shoqërinë tonë, që kanë nevojë për më shumë ngrohtësi dhe dashuri, në mënyrë që të kemi një Shqipëri më të qëndrueshme, më njerëzore, më dinjitoze dhe më të begatë!? tha Meta.

Share This Video


Download

  
Report form