Pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, kreu Isa Mustafa doli në një deklaratë për shtyp ku foli sa i takon marrëveshjes me Levizjen Vetëvendosje duke propozuar ofrimin e 5 ministrive për LDK-në dhe 5 për LVV-në. Prerazi, Mustafa deklaroi se LDK-ja nuk ka në plan të bëjë hapa pas!
?T?i ofrojmë zgjidhje vendit. LDK është dakorduar që qeveria të ndahet 5 me 5. Jemi pajtuar që kryeministri dhe zëvendëskryeministri t?i takojnë LVV-së, ndërsa kryeparlamentari dhe zëvendëskryeministri i parë neve. Ne kemi llogaritur që me të gjitha këto variante ka më tepër pozita se ne. Nëse LVV nuk është gati me këtë marrëveshje, LDK është e gatshme të heqë dorë nga të gjitha kërkesat dhe t?ia lërë këto LVV-së dhe të votojë për LVV votimin e të gjitha pozitave pa LDK. Një alternativë është në pushtet tjetra ne shkojmë në opozitë dhe i votojmë për krjimin e qeverisë. Propozimi e fundit nga Kurti ne e konsiderojmë që ata duan ta zhbëjnë marrëveshjen qe e kemi patur?, u shpreh Mustafa.
Më tej shtoi:
?Ne e kemi përfunduar ndarjen e ministrive dhe s\kemi arsye te kthehemi pas e të bëjmë pazare. Por të vazhdojmë tutje dhe të gjejmë zgjidhje për presidentin, pasi të tjerat i kemi diskutuar disa herë, s?kemi kohë të kthehemi prapa. Ata kanë të drejtë ta propozojnë këdo për president, edhe Vjosa Osmanin, por nuk mund të bëhet pa u dakorduar me ne, sepse smunden ata me marrë rolin e LDK-së, por le të rrinë larg LDK-së. Nuk lejojmë me na caktu kuadrot tona, ne kemi vlerësimet tona për zonjën Osmani, por nuk funksionon kështu. Si subjekte politike duhet të jemi të gatshëm çdo herë për zgjedhje, ne po ua themi ua votojmë qeverinë e të mos shkojmë në zgjedhje. Çështja e presidentit nuk është hapur tani, por që nga fillimi i negociatave është një propozim që LVV na ka dhënë në shtyllat e marrëveshjes. Nuk mendoj se LVV është më e gatshme e më e aftë për ta luftuar korrupsionin përmes ministrisë së Punëve të Brendshme sesa ne, pra zotimi i qytetarëve është i njëjtë për të dyja palet. Ata duhet të kenë besim në ministrat tanë. Jemi të gatshëm për takime për me u mundu me i kalu këto.?
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#IsaMustafa#Kosova#TopChannel