Për herë të parë, brandi i fustaneve të nusërisë Frida Xhoi & Xhei prezantoi koleksionin e ri 2020 në ?Amadeus Palace? më datë 18 dhjetor. Ky ishte fashion Show i parë në Shqipëri, që ndërthuri në një mbrëmje magjike mrekullinë arkitekturore me luksin e brand-it ?Frida, Xhoi & Xhei?.
Frida dhe Artur Beja, së bashku me dy bukuroshet e tyre, vajzat Xhoi dhe Xhei ishin të ftuar në emisionin ?Rudina?. ku kanë zbuluar edhe më shumë rreth koleksionit të ri.
Fustanet glamuroze, plot luks, të realizuara me tekstilet më të veçanta, gurët vezullues, qëndismat dhe deri tek aksesorët, si kurora dhe vathët, të gjitha punim dore, e bëjnë këtë stil të mrekullueshëm.
Pjesë e koleksionit të këtij viti janë edhe fustanet në stilin klasik, elegante, realizuar me tekstile delikate dhe që nxjerrin në pah linjat femërore.