Në fillim fotografia? pastaj arkitektura, kënga dhe në fund politika. Këtë rrugë ka ndjekur Eliza Hoxha, e përzgjedhur nga stafi emisioni ?Opinion? si personazh i vitit 2019.
Artistja tashmë është kthyer në politikane. Në studion e ?Opinion? deputetja e PDK-së në Kosovë ka rrëfyer arsyet pse zgjodhi t?i hyjë politikës.
?Qëllimi nuk ka qenë parlamenti në fakt. Sfida që unë jam ballafaquar gjatë gjithë kohës gjatë këtyre viteve ka qenë qyteti. Unë kam studiuar për arkitekturë, por nuk bëj arkitekturë në fakt, specializimet i kam në planifikim dhe zhvillim urban dhe kam reflektuar për qytetin dhe shkruar për qytetin. Kemi protestuar për ruajtjen e trashëgimisë ose objekteve moderne që datojnë nga koha e ish-Jugosllavisë dhe në fund e kupton që?në fakt unë të gjitha format e artit i kam përdorur si një farë mjeti politik. E kam përdorur artin si mjet politik pa e ditur?sot kur e mendoj në retrospektivë po. Aty ka nis dhe më pjesën e maturimin ndoshta, kur ti pastaj pas vitesh fillon kupton sa e pasur je në idenë e shprehjes dhe komunikimit dhe më pas kur ato bëhen bashkë normalisht zëri yt bëhet edhe më i fortë. Në fakt në një moment e kuptova që ideja e avokimit të dhe protestës për ndryshim nuk mjafton. Unë e absorbova 20 vite edhe duke lënë në një anë tjetër që zakonisht sa herë pa patur zgjedhje sidomos në nivelin lokal më kanë ftuar gjithmonë të gjitha partitë politike. Jam përfshirë në mars dhe as e kam patur idenë që do kishte zgjedhje? Unë kam hyrë për Prishtinën bashkë me Uran Ismailin, i cili do të jetë do të jetë kandidat për Prishtinën edhe ndodhi që ra ra qeveria dhe mendova që nuk do të rri në prapakuintë dhe e testova veten?.
Politika ka ndryshuar shumë njerëz, por a do ta ndryshojë Hoxhën?
?Ma kanë thënë plot, por me veten jam rehat në këtë pikë. Të paktën edhe nëse nuk eci, të paktën e di që e kam dhënë veten për atë pozicion që të bëj diçka për vendin tim, kjo është arsyeja e parë. Nuk do bëj çudira unë sepse aty pastaj nuk varet prej individit, por që qëllimi është i mirë, hapësirë ka ne çdo ditë kritikojmë në kafene se nuk ndryshon skena politike se nuk ndryshojnë proceset?normalisht që nuk ndryshojnë me aktorët e njëjtë dhe në një moment thashë përse jo po e provoj,? u shpreh ajo./tvklan.al