Meta: Zhbërja e çdo institucioni nga Rama, skenar për sundimin e tij arbitrar

Ora News Lajme 2020-01-06

Views 0

#rtvora #oranews #360grade #ilirmeta

Presidenti i vendit, Ilir Meta tha se zhbërja e çdo institucioni në vend është skenar i kryeministrit Edi Rama për të sunduar në mënyrën më arbitrare.

Meta u shpreh se Rama kërkon të sundojë përmes shteti të propagandës duke arritur të komprementojë shumë diplomatë në Shqipëri, Bruksel dhe SHBA.

Kreu i shtetit, i ftuar në emisionin ?360 gradë? tha se e ky është një problem që mund ta zgjidhë populli nëse nuk duan në të ardhmen një Shqipëri pa shqiptarë.

Ilir Meta: ?Për mua është e qartë, zhbërja e çdo institucioni në vend është skenar i tij në mënyrë që të sundojë në mënyrën më arbitrare, të sundojë përmes asaj që unë e quaj shteti propagandës, duke asgjësuar shtetin e së drejtës.

Për këtë, për fat të keq, ai ka arritur të komprementojë mjaft diplomatë. Duhet ti them gjërat ashtu siç janë, edhe këtu edhe në Bruksel, por edhe në Washington. Po ti themi gjërat ashtu siç janë, të cilët përfitojnë edhe nga mungesa e vëmendjes në nivele të larta jo vetëm për Shqipërinë por edhe për çështje më të mëdha.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/meta-zhberja-e-cdo-institucioni-nga-rama-skenar-sundimin-e-tij-arbitrar

Ndiqni emisionin e plotë këtu: https://youtu.be/0wkDsyQ-gng
Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Share This Video


Download

  
Report form