Dëbora zbardh Voskopojën/ Një nga destinacionet më të kërkuara për festat e fundvitit

Top Channel Albania 2020-01-06

Views 1

Për herë të parë në këtë sezon dimëror Voskopoja është mbuluar nga dëbora. Fshati turistik i njohur për kishat, manastiret, rrugicat e kalldrëmta dhe peizazhin e veçantë natyror bëhet edhe më i bukur nën petkun e bardhë të dëborës ndërkohë që për të gjithë ata që kanë zgjedhur të kalojnë mbrëmjen e ndërrimit të viteve në Voskopojë duket se ky fshat do të ofrojë shumë.


Rezervimet kanë nisur herët dhe të gjitha strukturat akomoduese janë plot ndërsa kanë nisur përgatitjet edhe sa i takon gatimeve tradicionale por edhe organizimit të kësaj mbrëmje ku nuk do të mungojë muzika, serenatat e njohura por edhe argëtime të tjera të cilat do ta bëjnë tepër të veçantë momentin e ndërrimit të viteve

Voskopoja mbetet një prej destinacioneve më të rëndësishme dimërore në vend ndërsa janë të shumtë ata që kanë zgjedhur të kalojnë këtu jo vetëm natën e ndërrimit të viteve por edhe ditët e para të 2020. Peizazhi dimëror është një ndër atraksionet kryesore të Voskopojës ndërkohë që edhe në stinët e tjera interesi mbetet i lartë. Të paktën 50 000 persona vizituan gjatë 2019 fshatin turistik të njohur për kulturën traditat por edhe elementët e tjerë të shumtë natyrorë.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Voskopoje#Debore#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form