Makina e parë turke/ Prezantohet nga Erdogan, 100% elektrike, del në shitje në 2022

Top Channel Albania 2020-01-06

Views 5

Presidenti turk, Recep Tayip Erdogan, ka prezantuar prototipet e një makine elektrike të prodhuar në vend, çka e vendos atë më parë plotësimit të një ëndrre të hershme, atë të ndërtimit të automobilit të parë kombëtar të Turqisë.


Erdogani prezantoi versionet suv dhe sedan të makinës, të njohur për momentin si TOGG, duke marrë emrin nga një konsorcium kompanish turke që do ti prodhojnë ato, në një ceremoni në Gebze, në zemrën industriale të Turqisë në veri perëndim. Presidenti propozoi që të vendoste emrin e tij në listën e porosive në avancë. Makinat turke pritet të dalin në treg në 2022.

?Ne jemi dëshmitarë të një dite historike, realizimit të një ëndrre 60 vjecare?, tha Erdogan. ?Unë e di se njerëzit tanë presin me padurim ditën kur mund të ngasin këtë makinë.

Lideri turk, prej kohësh ka shtyrë industrialistët të ndërtojnë një makinë vendase si pjesë e vizionit të tij për ta bërë Turqinë një fuqi ekonomike.

Makina po prodhohet nga një konsorcium prej pesë kompanish turke. Mediat turke raportojnë se makina është dizenjuar nga kompania italiane Pininfarina, që ka krijuar modele për Ferrarin dhe një makinë elektrike kaliforniane, Karma.

Erdogan tha se makinat do prodhoheshin në një fabrikë që do të ndërtohej në një vend që dikur ishte tokë ushtarake në provincën e Bursës. Fabrika do të përfundojë në 2021 dhe pritet të punësojë 4300 vetë. Turqia shpreson të prodhojë pesë modele të ndryshme të makinës në 15 vite.

Kjo është në fakt përpjekja e dytë për të prodhuar një makinë tërësisht turke. Gjatë viteve 1960, një grup inxhinierësh turq kishte ndërtuar prototipet e një makinë të quajtur Devrim, apo revolucion në anglisht. Projekti më pas u braktis. Disa marka të huaja, përfshirë Ford dhe Toyota, kanë fabrika të tyre në turqi.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#RTErdogan#Ferrari#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form