http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Edhe pse jemi në prag të Vitit të Ri, ky fundvit e ka gjetur të zbrazët tregun në qytetin e Kukësit. Ndonëse çmimet nuk kanë pësuar ndryshim, fuqia blerëse ka rënë ndjeshëm krahasuar me një vit më parë. Qytetarët shprehen se shkak janë bere vështirësitë ekonomike te familjeve dhe rritja e papunësisë. Rënia e fuqisë blerëse pohohet edhe nga vetë tregtarët qe ankohen për mungesën e te ardhurave. Kukësi është një nga qarqet më të varfra në vend.