Këto pamje nga kuvendi dhe incidentet në Malin e Zi kanë irrituar shumë në Serbi. Presidenti serb, Alleksandar Vuçiç, kishte folur në Tiranë për konfliktin mes Kishës Ortodokse Serbe dhe ligjit malazez që shihet se do ta pamundësoj ekzistimin e kishës që ende kontrollon shumicën e objekteve fetare. Por, Podgorica vazhdoi me planin e saj. Vuçiç doli i matur në media pavarësisht se kjo nxiti tension edhe në Beograd.
?Shpreh brengosjen tonë dhe shpresën që tempujt serb do të ruhen dhe që me mundësitë tona diplomatike duke parë të drejtat tona dhe obligimet, duke mos rrënuar të drejtën e një shteti tjetër, që të ndihmojmë shtetin dhe kishën?.
Boshko Obradovic, I lëvizjes ?Dveri?, që është një lëvizje djathtiste, ka arritur në ambasadën e Malit të Zi në Beograd. Ai kërkon që si deputet të futet dhe të lë një notë proteste për ambasadorin. Pas propozimit për një kërkesë dhe takim të rregullt, Obradovic megjithatë në mure shkruan ?Millo hajdut, nuk t?i japim objektet e shenjta?.
Parlamenti mbajti një seancë përfundimtare. Aty u bë apel që çështja të zgjidhet me dialog dhe të mos ketë incidente. Por, edhe këtu lideri i djathtistëve tani arriti me parulla të reja për të shprehur pakënaqësinë. Incidentet kanë shpërthyer në mes të deputetëve.
?Fashizmi kurrë nuk i ka ndihmuar Serbisë dhe as kësaj radhe nuk mund ti ndihmoj. Qeveria, jam e bindur, do të ndihmoj popullin dhe kishën serbe, por me dije dhe zgjuarsi?.
Kisha Ortodokse Serbe dhe patriarku Irinej, kanë apeluar të ndalohet, siç kanë thënë ?dhuna dhe terrori ndaj kishës?, duke shtuar se një nga krerët e kishës është rrahur nga policia. Lëvizja ?Dveri? ka vazhduar më vonë me protesta tek ambasada e Malit të Zi.