Zaev: Ne duhet ta sjellim Europën në Ballkan, në secilin nga vendet tona

Top Channel Albania 2020-01-06

Views 0

Në intervistën ekskluzive me DW, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev mbron projektin e debatuar të Mini Shengenit mes Shqipërisë, Serbisë e Maqedonisë së Veriut, dhe flet për kohën kur ishte zemërthyer.


DW: Zoti kryeministër, ju i keni kërkuar partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut të shpjegojnë, se çfarë është e gabuar me projektin Mini Shengen, por ende mbetet e paqartë, pse i futeni kësaj aventure, kur mekanizmat bashkëpunues ekzistojnë, me Marrëveshjen CEFTA, me Procesin e Berlinit dhe iniciativa të tjera ekszistuese, por që nuk janë implementuar. Interesat e kujt qëndrojnë pas këtij procesi?

Zoran Zaev: Esenca e iniciativave të bashkëpunimit rajonal qëndron në kontributin tonë të përbashkët për realizimin e katër lirive të BE edhe në Ballkanin Perëndimor ? lëvizja e lirë e njerëzve, e produkteve, e shërbimeve dhe kapitalit në rajonin tonë të përbashkët. Ne jemi të hapur për të gjitha iniciativat që synojnë nxitjen e bashkëpunimit rajonal dhe përshpejtojnë procesin e integrimit në BE për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Ky është një process autentik i vendit tonë, Shqipërisë dhe Serbisë, ne u bëjmë shpejt thirrje vendeve të tjera në rajon të na bashkohen.

Iniciativa për bashkëpunim më të thellë rajonal nuk është pronë ekskluzive e askërkujt apo një klub i mbyllur. Ne e kemi thënë nga fillimi, që ajo është e hapur për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Nëse shikoni më nga afër deklaratat e mia për këtë iniciativë, do të vëreni, se gjithmonë insistoj në atë që të përshpejtojmë bashkëpunimin. Po, gati të gjitha projektet janë të përfshira në CEFTA dhe Procesin e Berlinit, por ka një dallim të rëndësishëm. Tek CEFTA dhe Procesi i Berlinit, bashkëpunimi ynë është gjithmonë i mbështetur e monitoruar nga një vend anëtar i BE. Në këtë rast, kjo është iniciatovë e jona, autentike dhe imediate për t?i përshpejtuar këto procese. Për shembull: Ne kemi rënë dakord dhe do të punojmë për të siguruar që njerëzit nga vende të treta jashtë rajonit, që duan të hyjnë në Serbi, Maqedoninë Veriore apo Shqipëri kur të kalojnë kufirin nuk kanë pse të kalojnë të gjitha formalitetet doganore në secilin kufi.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#DW#Zaev#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form